Një zjarr në katedralen e qytetit të Nantes besohet të jetë shkatuar me qëllim.
Zjarri në katedrale ka shkaktuar dëme të mëdha duke shkatërruar dritaret e xhamta dhe intrumentin e organos që daton që nga shekulli i 15, raporton BBC, shkruan Insajderi.
Ky zjarr ka ndodhur një vit pas zjarrit shkatërrues të katedrales së Notre Dame në Paris.
Shefi i zjarrëfikësve në Nantes ka thënë që ky zjarr nuk i ngjan atij të Notre Dame.
Dëmi kryesor prej këtij zjarri ka të bëjë me organon që është shkatërruar përfundimisht. Kulmi i katedrales është pothuajse i paprekur.
Presidenti Macron ka reagur në Tëitter “Pas Notre Dame, edhe katedralja e St Peter dhe St Paul janë në flakë. Duhet të i mbështesim zjarrfikësit që po ndërmarrin gjithë atë rrezik për të shpëtuar këto thesare gotike.”/Insajderi.com