Kategoria Superiore: Derbi mes Laçit dhe Vllaznisë mbyllet pa gola – rezultatet

Kategoria Superiore: Derbi mes Laçit dhe Vllaznisë mbyllet pa gola – rezultatet

Kryesfida e kësaj jave në Kategorinë Superiore ishte përballja mes Laçit dhe Vllaznisë. Kjo përballje ka përfunduar në shifrat 0-0, njofton Insajderi.

Vllaznia e kërkoi më shumë golin në pjesën e parë, e në të dytën ndeshja i përkiste kurbinasve. Harmon do të gabonte tërësisht me shenjëstrimin në minutën e 50-të duke e dërguar topin shumë larg portës, megjithëse kishte shansin e artë për të kaluar Laçin në avantazh. E teksa kurbinasit përplasën brirët me Vllazninë për paqen, Teuta përfitoi nga krahu tjetër duke mundur Apoloninë me golat e Vilës dhe Bregut.

Ndërsa në dy sfidat e zhvilluara më herët gjatë të shtunës,

Kukësi ka fituar me shifrat 3:0 si mysafir i Kastriotitm ndërsa Skënderbeu dhe Tirana kanë luajtur pa gola.

Pas javës së 27-të, kryeson Teuta me 49 pikë, e dyta ndodhet Vllaznia me 47 sosh. /Insajderi.com