Kategoria Superiore fillon me katër nëntor

Kategoria Superiore fillon me katër nëntor

Liga Profesioniste zhvilloi të mërkurën një mbledhje me përfaqësuesit e 10 ekipeve të Kategorisë Superiore, teksa u vendos t’i jepet fund bojkotit. Në takimin e sotëm u ra dakord që Kategoria Superiore të fillojë ditën e mërkurë, më katër nëntor, njofton Insajderi.

Është vendosur që futbolli për skuadrat e Superiores të fillojë ditën e diel, me ndeshjet e Kupës, ndërsa ditën e mërkurë do të startojë kampionati i Kategorisë Superiore.

Në këtë mënyrë skuadrat i kanë dhënë fund bojkotit, me kampionatin që duhet të startonte më 12 shtator, por me skuadrat që vendosën të mos zbresin në fushë nëse nuk plotësoheshin katër kërkesat. /Insajderi.com