Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e orës 18:00 të javës së 31-të të Kategorisë Superiore, njofton Insajderi.
Teuta dhe Vllaznia ishin në një përballje direkte për kreun, por në fund ai që ka përfituar ka qenë Partizani. Takimi është mbyllur në paqe 0-0, rezultat ky që i hap rrugën të kuqve për të rrëmbyer vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
Skuadra e Ilir Dajës nuk ka gabuar sot, duke marrë tre pikët përballë Apolonisë. Kjo ndeshje është mbyllur në shifrat minimale 1-0, ku gjithçka u vendos nga ai gol i Jasir Asanit në minutën e 76-të. Kaq mjaftoi që mbrojtja e fierakëve të thyhej dhe Partizani të dilte me fitoren e radhës nga stadiumi. /Insajderi.com