Fitore e madhe e Partizanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, mposhti Kukësin, me rezultatin 1-2, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, njofton Insajderi.
Vlen të theksohet një moment i rrallë i regjistruar në fundin e ndeshjes, ku Murataj fillimisht nuk respektoi “Fair-Play”-n duke shënuar pas dëmtimit të futbollistit Taipi brenda zonës, i cili i dhuroi topin Muratajt, që nuk u mendua dy herë duke realizuar.
Skuadra e kuqe “korrigjoi” menjëherë këtë gabim të futbollistit të tyre, duke i hapur portën Vesel Limajt, i cili ngushtoi rezultatin në 1-2. Por vetëm kaq, pasi në fund ishin kryeqytetasit ata që festuan, duke ngushtuar diferencën në katër pikë nga kryesuesit e Vllaznisë. /Insajderi.com