Partizani ka fituar lehtësisht në përballjen e luajtur në “Air Albania” kundër Bylisit, e vlefshme për Kategorinë Superiore, njofton Insajderi.
Takimi u hap që në sekondën e 15” teksa pas një gabimi fatal të portierit Qirko, Junior do të tundte rrjetën. Shumë raste u shpërdoruan nga ana e të ‘kuqëve’ në pjesën e parë, ku mes tyre do të ishte Çinari që gaboi përpara Qirkos në minutën e 25-të.
Pavarësisht gabimeve në konkretizim te Partizani, në krahun tjetër Bylisi ishte i pafuqishëm për të reaguar. Asani do të realizonte në minutën e 60-të me një goditje mjeshtërore pas pasimit të Çinarit. Ndërkohë sulmuesi i Partizanit ka shlyer gabimet e bëra për t’i dërguar shifrat në 3-0 pasi insistoi duke goditur portën nga distanca.
Pas kësaj fitore, të ‘kuqtë’ barazojnë Vllazninë me 47 pikë dhe kanë vetëm dy pikë më pak se Teuta që kryeson tabelën. /Insajderi.com