Kategoria Superiore: Partizani mposht Teutën në Durrës – rezultatet

Kategoria Superiore: Partizani mposht Teutën në Durrës – rezultatet

Gjatë të hënës, Kategoria Superiore në Shqipëri ka vazhduar me javën e 34-të kampionale, ku u zhvilluan të gjitha sfidat e parapara nga ora 17:00, njofton Insajderi.

Partizani ka mundur Teutën në finalen e parakohshme të Superiores. Të kuqtë ia kanë dalë në shifrat 0-1 falë golit të Cinarit dhe pas gabimit të pafalshëm të portierit Frashëri në daljen e pa studiuar mirë. Kjo ndeshje prodhoi raste të pastra për të dyja ekipet, por ajo që vendosi ishte episodi i minutës së 26.

Fitores së Partizanit i gëzohen nga Laçi në Shkodër. Kurbinasit mundën Tiranën në shifrat 0-1 me autogolin e Najdovskit dhe shkodranët ia dolën kundër Kastriotit në shifrat 1-0, falë realizimit të Dilaver.

Pas këtyre fitoreve, Vllaznia dhe Laçi janë vetëm dy pikë larg kryesuesëve dhe do të luajnë ndaj tyre në ndeshjet direkte në javën e ardhshme, duke hapur vallen e titullit. Nga krahu tjetër Skënderbeu del nga zona e rrezikut pas fitores 2-0 kundër Apolonisë, ndërsa Kukësi fundosi Bylisin në përmbysjen 2-1. /Insajderi.com