
Në mesjavë, të mërkurën është zhvilluar java e 22-të në kampionatin elitar të futbollit shqiptar, në Kategorinë Superiore, ku nuk munguan edhe rezultatet befasuese, njofton Insajderi.
Derbi i javës u zhvillua në Durrës, ku në ‘Niko Dovana’, Teuta mposhti minimalisht kryesuesit e Vllaznisë, autor i golit ishte Bregu (25’).
Më këtë fitore, durrsakët shkojnë në 40 pikë në vendin e dytë, një më pak si Vllaznia lidere.
Ndeshje tjetër interesante ishte ajo e zhvilluar mes Kukësit dhe Laçit, ku fitore shënuan kurbinasit me shifrat 1:2. Golat për mysafirët u shënuan nga Musta (3’) dhe Lushkja (74’) nga penalltia, ndërsa golin e vetëm për nikoqirët e shënoi Friday (57’).
Në ndeshjet tjera, u arritën këto rezultate:
Apolonia – Partizani 1:1
Tirana – Bylis 2:0
Skënderbeu – Kastrioti 0:1
/Insajderi.com