Kategoria Superiore: Tirana mposht Teutën në Durrës, Kukësi pëson disfatë nga Partizani në kryeqytet

Kategoria Superiore: Tirana mposht Teutën në Durrës, Kukësi pëson disfatë nga Partizani në kryeqytet

Në orën 16:00 janë zhvilluar dy ndeshje të forta në Kategorinë Superiore atje ku ndesheshin ekipe me kualitete, disa nga to pretendente për titull. Partizani e ka mposhtur Kukësin, duke e mposhtur me shifrat 4-0, ndërsa në takimin tjetër, Teuta është mposhtur në shtëpi nga Tirana me rezultat 0:2, njofton Insajderi.

Në takimin mes Partizanit dhe Kukësit, goli i parë erdhi nga Jasir Asani në minutën e 40-të. Lojtari nga Maqedonia e Veriut dërgoi topin në rrjetë nga goditja e dënimit. Vetëm dy minuta më vonë Hakaj do të katapultonte krosimin te Cinari për të gjetur edhe golin e dytë.

Me Kukësin që ishte tërësisht i dorëzuar, Junior dhe Mala përmbyllën spektaklin. Nga krahu tjetër Tirana arriti që të mundte Teutën në shifrat 0-2 duke e larguar nga kryesimi i Superiores. Në minutën e 78-të Seferi do të gjente rrjetën, por arbitri e ndaloi lojën për faull në favor të Tiranës.

Në atë moment ka pasur edhe shumë polemika pasi loja duhej të lihej në avantazh. E si për të përmbyllur diskutimet mendoi Batha që dërgoi topin në rrjetë me ekzekutimin e saktë. Vetëm pak minuta më vonë do të ishte Hoxhallari me një ekzekutim klasi që do t’i çonte shifrat në 2-0. /Insajderi.com