Kategoria Superiore: Tirana mposht Vllazninë, Teuta dhe Skënderbeu fitojnë – rezultatet

Kategoria Superiore: Tirana mposht Vllazninë, Teuta dhe Skënderbeu fitojnë – rezultatet

Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së 30-të të Kategorisë Superiore. Një javë kjo që ka sjellë edhe ndryshime në tabelën e renditjes, njofton Insajderi.

Teuta rrëmben përsëri kreun, teksa ditën e sotme ka mposhtur Kukësin me shifrat 0-2 me golat e Krasniqit dhe të Rutem Hoxhës.

Ndërkohë në Laç ka mbizotëruar paqja. Dueli mes kurbinasve dhe Partizanit pritej të ishte tepër i ndezur ditën e sotme për shkak të deklaratave që kanë paraprirë ndeshjen. Megjithatë në fund ekipet janë ndarë në një barazim 2-2.

Të parët kaluan në avantazh të kuqtë, që në minutën e tetë tundin rrjetën me Çinarin, ndërsa më pas do të vinte edhe përmbysja e Laçit. Por Partizani nuk dorëzohet dhe në minutën e 82 ndëshkon përsëri rivalët dhe e mbyll sfidën në 2-2.

Sfida tjetër mes Tiranës dhe Vllaznisë është mbyllur me fitoren minimale të kryeqytetasve, ndërsa në takimet e mëhershme të zhvilluar gjatë ditës së sotme, Apolonia ka fituar ndaj Kastriotit me rezultat 2:1, teksa Skënderbeu gjithashtu ka mposhtu 2:1 ekipin e Bylis.

Pas javës së 30-të kryeson Teuta me 55 pikë, e dyta ndodhet Partizani me 54 pikë, ndërsa në pozitën e tretë zbret Vllaznia me 53 sosh. /Insajderi.com