
Vllaznia ka realizuar një tjetër kryevepër, teksa ka mundur Teutën me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Ardit Hoxhajt në minutën e 65-të. Shkodranët i shkaktuan kështu humbjen e parë Teutës për këtë sezon, njofton Insajderi.
Dominim absolut i skuadrës shkodrane, edhe pse terreni ishte i vështirë për shkak të shiut të dendur, është imponuar frikshëm ndaj durrsakëve. Golin vendimtar e shënoi pikërisht Ardit Hoxhaj, i cili në minutën e 59-të arriti të çajë mbrojtjen e Teutës dhe ta dërgojë topin në rrjetë.
Por vetëm gjashtë minuta më pas shkaktoi një ndërhyrje të rëndë me taka të ngritura ndaj Pjeshkës dhe arbitri nuk e fali.
Vllaznia kryeson kampionatin me 29 pikë duke mundur ndjekësit e tyre më të afërt (Teutën) dhe duke e kaluar tërësisht presionin te Partizani, Kukësi dhe Tirana që luajnë nesër. /Insajderi.com