Një dramë e vërtetë ishte përballja mes Vllaznisë dhe Bylisit. Shkodranët duket se e kanë humbur rrugën e titullit kampion teksa janë përmbysur edhe nga ballshiotët në shifrat 1-2, njoftonn Insajderi.
Fillimisht ishte Dilaver që realizoi me gjurin e tij në stilin “Ibrahimoviç”, duke kaluar në avantazh vendasit në minutën e 14-të.
Në pjesën e dytë shkodranët janë befasuar në minutën e 77-të me Spahiun, teksa me topin e mbetur në zonë, lojtari i sapo futur shënoi golin e barazimit dhe të parin në Superiore.
Në minutën e fundit do të akordohej një penallti e shumë kontestuar kundër Vllaznisë, teksa Beji nuk gaboi për të realizuar.
Një tjetër befasi vjen edhe nga përballja Kukësi-Apolonia e mbyllur në shifrat 1-1. Në minutën e 42 Bytyçi do ta linte Kukësin me 10 lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë. Por vetëm tre minuta më vonë Peposhi fitoi penallti dhe Ibrahimi nuk di të gabojë nga 11 metrat.
Apolonia e rriti nivelin e lojës në pjesën e dytë, ndërsa do të barazonte me Mario Gjatën në të 88-tën minutë. Pas një hapje topi fantastike nga ana e Mihanës që tregoi gjithë klasin e tij, aksioni u mbyll me goditjen me kokë të Gjatës që gjeti barazimin. /Insajderi.com