Katër amerikanë të vrarë në Afganistan

Ushtria amerikane tha se tre pjesëtarë të saj dhe një kontraktues u vranë në një sulm afër Kabulit, përgjegjësinë për të cilin e morën përsipër talibanët.

Katër amerikanë të vrarë në Afganistan

Zëdhënësi i trupave amerikanë në Afganistan, koloneli, David Butler, i tha Zërit të Amerikës se një makinë-bombë shpërtheu pranë autokolonës që po patrullonte afër bazës ajrore në Bagram, baza më e madhe e ushtrisë amerikane në vend, që ndodhet rreth 50 kilometra në veri të Kabulit.

Tre pjesëtarë të tjerë të ushtrisë amerikane u plagosën dhe sipas kolonelit Butler, janë në gjendje të qëndrueshme, transmeton VOA.

Zëdhënësi i grupi kryengritës islamik, Zabihullah Mujahid, tha se shpërthimi masiv “vrau dhe plagosi 10 pushtues amerikanë”. Ai tha se tre pjesëtarë afganë të sigurisë, përfshirë edhe një komandant të rëndësishëm, janë në mesin e të vrarëve. Pretendimet e talibanëve për sulme të tilla shpesh janë të fryra.

Rreth 14 mijë trupa amerikanë mbështesin forcat afgane dhe kryejnë operacione kundër terrorizmit në Afganistan.

Sulmi ndodhi në një periudhë kur përfaqësuesit amerikanë po punojnë për të negociuar një marrëveshje me talibanët, për t’i dhënë fund luftës. I dërguari i posaçëm amerikan, Zalmay Khalilzad, tha se ka arritur dy “projekt marrëveshje me talibanët në Katar muajin e kaluar.

Shtatë pjesëtarë të ushtrisë amerikanë janë vrarë në Afganistan gjatë këtij viti.