Katër duele interesante në Serie A

Katër duele interesante në Serie A

Roma u shokua nga Spezia në mes javë ku u mposhtën 2 me 4 për t’u eliminuar nga kupa e Italisë.

Por, sot nga ora 15:00 do të përballen përsëri, në Serie A, njofton Insajderi.

Ndërsa, lideri Milan do ta ketë një test të vështirë, nga ora 18:00 e pret skuadrën italiane që luan në Ligën e Kampionëve, Atalantën.

Interi në ora 18:00 do të tentojë ta mposhtë Udinesen për ta ndjekur Milanin në krye të tabelës. Tri pikë është diferenca në mes rivalëve lokalë.

Fiorentina & Crotone është ndeshja e fundit për ditën e sotme në Serie A. /Insajderi.com