Katër fëmijë përfundojnë në koma, pasi kështjella e fryrë “fluturon” në ajër – si pasojë e një erë pluhuri në Rusi

Katër fëmijë përfundojnë në koma, pasi kështjella e fryrë “fluturon” në ajër – si pasojë e një erë pluhuri në Rusi

Një kështjellë e fryrë u filmua duke hedhur pesë fëmijë në rrugë nga disa metra në ajër, duke lënë katër prej tyre që të luftojnë për jetën e tyre në koma.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një erë pluhuri që i afrohet kështjellës së fryrë jashtë një qendre tregtare në qytetin rus Ulan Ude.

Siç edhe mund të shihet në pamje, pastaj e ngre atë në ajër, para se ta dërgojë atë drejt një rruge.

Ndërkohë, një kënd tjetër i pamjeve tregon punëtorët aty pranë që dëshpërimisht përpiqen të shkojnë pas saj.

Por për fat të keq, ata nuk kanë arritur të bëjnë diçka, kështu që fëmijët janë parë duke u hedhur nga kështjella e fryrë dhe që më pas qëndrojnë të palëvizshëm në tokë.

Sipas autoriteteve spitalore, katër nga pesë fëmijët janë në gjendje koma.

Një dëshmitar i incidentit të tmerrshëm në qytetin siberian tha: “Ishte kaq e tmerrshme të shihje fëmijët që po e goditnin rrugën”.