
Gjysmë ore ju deshën futbollistit në formë, Otto John për të shënuar golin e parë për Prishtinën në ndeshjen e javës 25 ndaj Dukagjinit.
Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Altin Merlaku befasoi Prishtinën në stadiumin Fadil Vokrri.
1:1 u mbyll pjesa e parë, kurse në të dytën, kryeqytetasit luajtën më mirë.
Në 45 minutat e mbetura realizuan tri herë në portën e Dukagjinit, shënues qenë Ahmed Januzi, Meriton Korenica dhe Kreshnik Uka.
Prishtina fitoi me rezultat përfundimtar 4:1 për tu ngjitur sërish në pozitën e dytë.
/Insajderi.com/