Katër minuta iu deshën Werner-it që të shënojë për Chelsea (VIDEO)

Katër minuta iu deshën Werner-it që të shënojë për Chelsea (VIDEO)

Një ndër transferimet më të bujshme të kësaj verë, është padyshim Timo Werner – i transferuar nga RB Leipzig, tek Chelsea.

Në ndeshjen e tij të parë me ekipin e Chelsea, Sulmuesi Werner, arriti që të gjejë portën pas vetëm katër minutave lojë, njofton Insajderi.

Chelsea e zhvilloi një ndeshje miqësore ndaj ekipit të Brighton, e cila përfundoi me rezultat të barabartë, 1 me 1.

Pëerveç Werner, në këtë takim ka debutuar edhe Zyech, i transferuar nga ekipi i Ajax.

Chelsea, është një nga ekipet më aktive në këtë merkato, pasi përveç dyshes në fjalë, ata kanë transferuar edhe Ben Chilwell, Thiago Silva dhe Sarr- ndërsa pritet që të transferojnë edhe lojtarë të tjerë./Insajderi.com.