Katër të vdekur në Afganistan nga sulmi me raketë

Katër të vdekur në Afganistan nga sulmi me raketë

Të paktën katër gra e kanë humbur jetën në një sulm me raketë në provincën Kandahar në jug të Afganistanit, transmeton Insajderi.

Sulmi me raketë, sipas mediave vendase, ka ndodhur mbrëmë në rajonin Zhari të Kandaharit.

Sipas vlerësimeve të para në sulm kanë humbur jetën katër gra. Përgjegjësinë mbi sulmin nuk e morri askush, por mendohet se është kryer nga talebanët, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht marrëveshjes së paqes të nënshkruar mes SHBA-ve dhe talebanëve ngjarjet dhunshme nuk përfunduan në Afganistan. /Insajderi.com