Katër anëtarë të personelit ushtarak kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël ushtarak jo shumë kohë pasi është ngritur.
Aeroplani është rrëzuar në kryeqytetin e Mianmarit në Naypyidaë të Mërkurën, duke lënë katër të vdekur dhe një të lënduar rëndë, raporton AFP
Sipas medieve lokale bëhet e ditur që aeroplani është ngritur me qëllim të nisjes së një patrulle rutinore dhe është rrëzuar në afërsi të aeroportit.
Ndërkaq, një zyrtar i aeroportit që e ka parë ngjarjen tregon se aeroplani është kapluar nga flakët menjëherë pas fluturimit, raporton Insajderi
Edhe pse në këtë vend informacionet për rrëzimin e aeroplanëve nuk vijnë shpesh, kohëve të fundit kanë ndodhur disa të tilla.
Në qershor të vitit të kaluar, një Air Bagan ATR 72 i cili transportonte 49 pasagjerë rrëshqiti nga pista pas aterrimit për shkak të shiut të madh në Aeroportin Ndërkombëtar të Yangon./Insajderi.com