Katër të vdekur nxirren nga rrënojat e shtëpisë pas shpërthimit të gazit

Katër të vdekur nxirren nga rrënojat e shtëpisë pas shpërthimit të gazit

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e katër personave dhe janë në kërkim për katër të tjerë të zhdukur në rrënojat e një shtëpie pas një shpërthimi gazi në Poloni.

Guvernatori i provincës Silesia, Jaroslav Vicorek thotë se kufomat e viktimave, përfshirë një fëmijë, u gjetën herët në mëngjes.

Një zëdhënës i kompanisë polake të gazit, Artur Michniewicz, tha se pas shpërthimit, autoritetet ndërprenë furnizimin me gaz për një pjesë të madhe të qytetit për arsye sigurie.