Katër të vdekur, tre të lënduar nga të shtënat në SHBA

Katër të vdekur, tre të lënduar nga të shtënat në SHBA

Të shtëna me armë zjarri në Peterson të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë lënë katër persona të vdekur dhe tre të tjerë të gjakosur, shkruan Fox 5, njofton Insajderi.

Viktimat ishin dërguar me urgjencë në spital, por vetëm pas pak që të katër të plagosurit ndërruan jetë.

Emrat dhe të dhënat tjera të viktimave janë bërë publik.

Më i vjetri i tyre është 37 vjeçar, kurse më i riu 22.

Të lënduarit e tjerë kishin bërë rrugën deri në spital vetë. Ata të gjithë u mjekuan dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ende nuk dihet sa veta kanë shtënë me armë.

Dëshmitarët thonë se të shtënat erdhën nga një makinë që la shpejt vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet as motivi i sulmit.