KAWA Group befason me urimin për fundvit

KAWA Group befason me urimin për fundvit

Kompania ndërtuese “KAWA Group” ka publikuar sot një video falendërim për të gjithë ata që kanë raporte me kompaninë e tyre.

Këtë video e ka publikuar duke uruar festat e fundvitit. Shihet se në rend të parë kanë vendosur punëtorët e më pas klientët dhe bashkëpunëtorët, pa harruar bashkëatdhetarët.

Siç thuhet edhe në video nga drejtori ekzektuiv Valon Vataj, ashtu edhe në postimin e kompanisë, ata u janë gjithmonë falendërues klienëve që i besuan shtëpinë e tyre.

Video ka drromca dimri dhe festash, ku spikat babgjyshi i vitit të ri me sajën e tij, pranë kaprojve që rriten në Kosovë. Të gjitha të organizuara dhe të xhiruara nga Produksioni “Publico”.

Ky produksion njëherësh është bërë anëtari më i ri i rrjetit të kompanive të “KAWA Group”, sikur Fabrika e Blloqeve “Ximi”, Restaruant “Fshati”, Fabrika e Dyerve dhe Dritareve “KAWA GAMP”, Kompania për Mirëmbajtje të objekteve banesore “KAWA Home”, “KAWA Construction” dhe Media “Ndërtimi”.

Urime nga KAWA Group!

Duke mbajtur flamurin e sjelljes së gjërave të reja në Kosovë, ne vendosëm që këtë fundvit mos t’u reklamojmë banesat tona, por t’iu falendërojmë për besimin që na falet për shtëpinë tuaj.Punëtorë, klientë, bashkëpunëtorë, bashkëatdhetarë, vëllezër e motra… Faleminderit!

Posted by KAWA Group on Saturday, 9 December 2017