
Disa njerëz të cilët nuk mund të kontrollojnë shprehitë e tyre të këqija rreth bixhozit, kanë kërkuar prej kazinove të tyre të preferuara që t’ia ndalojnë hyrjen që ata të mos mund të kthehen kur kanë momente dobësie, shkruan Insjaderi.
Në shumë vende, kazinotë janë të detyruara t’i bëjnë këto ndalime, dhe së fundmi ata i janë kthyer teknologjisë për t’i ardhur në ndihmë.
Inteligjenca artificiale që ndihmon në njohjen e fytyrës, do të ndihmojë në identifikimin e personave të ndaluar.
Kur një person tregon se ka problem me bixhozin, ai duhet të plotësojë një formular dhe duhet të bëjnë një foto për kazinonë ku ata e frekuentojnë më së shumti.
Pronari i kazinosë pastaj e prezanton atë person me stafin dhe personat e sigurisë ët cilët e kërkojnë atë person, dhe nëse ai person shihet brenda kazinosë, ata do ta largojnë ose edhe ndoshta ta arrestojnë për hyrje pa leje.
Tani kazinotë kudo në botë po përdorin inteligjencën artificiale të njohjes së fytyrës për të përmirësuar aftësitë e tyre të ndalimi të kumarxhinjve.
Një sistem i tillë në një kazino në Australi, e ndihmoi stafin të dalloj një person i cili po provonte të hynte në kazino për të dytën herë i maskuar.
Edhe pse kjo formë e tillë e teknologjisë ka ngritur debate kudo në botë për shkelje të privatësisë, ajo po inkurajon globin ta përdorë atë për të mirë të njerëzimit./Insajderi.com