KB Peja shkarkon trajnerin kroat Xhelalija

KB Peja shkarkon trajnerin kroat Xhelalija

Trajneri kroat Edi Xhelalija është shkarkuar nga pozita e trajnerit nga KB Peja, njofton Insajderi.

Lajmin e shkarkimit të kroatit, e ka konfirmuar presidenti i klubi pejan, Fatmir Gashi, ndërsa sa i përket emërimit të trajnerit të ri, Gashi e ka lënë sekret, teksa në muajin janar do të bëhet zyrtare trajneri i ri.

Edi Xhelalija mori drejtimin e Pejës në fillim të këtij stinori, mirëpo humbjet në këtë stinor, kanë bërë që drejtuesit pejan të dyshojnë në rezultatet e kroatit.

“Bordi i klubit ka marrë vendim për shkarkimin e trajnerit Edi Xhelalija. Ndërsa, trajnerin e ri do ta marrim pas Vitit të Ri, ndonëse ende nuk kemi ndonjë emër konkret”, ishin fjalët e presidentit Gashi.

Shkarkimi i trajnerit kroat vjen pas disfatës që ka pësuar Peja si vendase nga Ponte Prizreni, duke renditur humbjen e tretë në kampionat, karshi shtatë fitoreve.

Aktualisht Peja ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 17 pikë, një më pak se lideri Rahoveci, ndërsa ndeshjen e fundit për këtë vit e luan në Prizren ndaj Bashkimit, ndeshje që zhvillohet në fundjavë. /Insajderi.com