
Në vazhdim të përgatitjeve për edicionin e ri, KB Prishtina ka zyrtarizuar trajnerin kroat, Ante Nazor, shkruan Insajderi.
Kroati 42-vjeçar ka karrierë të bujshme si trajner, pasi ka udhëhequr skuadra të mëdha dhe gjithashtu ka arritur suksese të shumta.
Ishte ndihmës trajneri dhe kryetrajneri i Kombëtares së Kroacisë për kategoritë e reja, pastaj trajner i shumë skuadrave të njohura si: Zadar, Cibona, Split, MZT Skopje dhe ZTE.
Derisa ka arritur të shpallej kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut, ishte Medalist I Artë në FIBA U-16 me Kroacinë, medalist I argjendtë me Kroacinë U-18, dhe U-19, dhe dy herë i Bronztë./insajderi.com