
KB Prishtina gjatë së mërkurës ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit francez, Alioune Tew, shkruan Insajderi.
29-vjeçari është i gjatë 206 cm dhe luan në pozitën qendër.
Ai ishte pjesë e Kolegjit Niagara në SHBA.
Karrierën profesionale e vazhdojë në shumë liga, si në Zvicër, Katar, Francë, Angli.
Së fundmi ishte pjesë e ekipit spanjoll, Melilla që garon në Leb Gold./Insajderi.com