KBF Bashkimi kalon në finalen e “Play-Off”-it, mposht Vëllaznimin në Gjakovë

KBF Bashkimi kalon në finalen e “Play-Off”-it, mposht Vëllaznimin në Gjakovë

Ekipi i basketbollit nga Prizreni në konkurrencën e femrave, KBF Bashkimi ka kaluar në finalen e “Play-Off”-it, njofton Insajderi.

Vashat prizrenase për të kaluar në finale, kanë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë vashat nga Gjakova, ekipin e Vëllaznimit, kështu duke çuar në 2:0 rezultatin e përgjithshëm mes tyre.

Në sfidën e zhvilluar të hënën në Gjakovë nga ora 16:00, Bashkimi ka fituar duelin me shifrat 105:84, teksa Aisha Balarabe ishte më e dalluara te Bashkimi me 44 pikë e 24 kërcime derisa Saranda Daci shtoi 35 pikë, 18 kërcime e 10 asistime.

Ndërsa, në anën tjetër, te nikoqiret u dallua Raven Northcross-Baker me 37 pikë e 10 kërcime, e përcjellë nga Rina Hoda me 17 pikë të shënuara.

Kështu, Bashkimi në finale pret çiftin tjetër gjysmëfinal mes Penzës dhe Prishtinës, ku në takimin e parë, Penza ka mposhtur vashat prishtinase në kryeqytet, teksa takimi i dytë zhvillohet në Pejë. /Insajderi.com