KE fillon hetimin për subvencionet hungareze

KE fillon hetimin për subvencionet hungareze

Komisioni Evropian ka filluar një hetim për të përcaktuar nëse Hungaria ka shkelur ligjin e konkurrencës në BE duke dhënë më shumë se 20 milionë euro subvencione për një kompani të administrimit të tokës me qendër në Budapest.

KE njoftoi sot se dëshiron të zbulojë nëse subvencionet prej rreth 21 milionë eurosh të dhëna për “Menaxhimin e tokës së Malev” nga agjenci të ndryshme shtetërore hungareze janë në përputhje me rregullat e BE për firmat në vështirësi.

“Menaxhimi i tokës së Malev” ishte një degë e ish-linjës ajrore kombëtare hungareze ‘Malev’, e cila falimentoi në vitin 2012, sipas AP.

KE deklaron se kompania e administrimit të tokës ka kaluar në vështirësi financiare.

Hetimi u nis në bazë të një ankese të paraqitur në vitin 2017 nga një konkurrent, i cili pretendon se subvencionet e marra nga Malev janë dhënë në emër të ndihmës shtetërore dhe janë në kundërshtim me ligjin e BE-së, transmeton KosovaPress.