KEDS kampione e rritjes së sigurisë dhe shëndetit në punë

KEDS kampione e rritjes së sigurisë dhe shëndetit në punë

KEDS ka shënuar Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndetin në Punë.Punëtorët e KEDS-it kanë treguar në praktikë profesionalizimin e lartë të ofruar në Qendrën e Trajnimit të kompanisë, ku të pranishëm ishin edhe personalitete të ndryshme, si nga Qeveria e Kosovës, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian.

Falë këtij profsionalizmi dhe mobilizimit të plotë të KEDS-it, duke i trajtuar punëtorët si asetin më të vlefshëm, kompania ka shënuar zvogëlimin më të madh të aksidenteve në punë në Kosovë, në shkallën 40 për qind.
“Siguria dhe shëndeti i punëtorëve është tejet i rëndësishëm andaj me themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës për Trajnime synojnë që në vendin e punës të kenë zero aksidente”, tha Drejtori Gjeneral i KEDS-it, Z. Alper Erbas.

“Siguria e shëndetit është tejet e rëndësishme. Kur filluam ta ndërtojmë këtë qendër të trajnimit e kishim vetëm një ëndërr – të kemi 0 aksidente. Ulja e aksidenteve për dy vjet në shkallën 40%, nuk është e mjaftueshme për ne, por sa për fillim është mirë. Ne i trajnojmë të punësuarit vetëm për shëndet dhe perspektivë të sigurisë, ku deri tash kemi mbajtur 45.000 orë trajnime për preson, qe që nuk është e mjaftueshme dhe po ju them ekipeve t’i rrisin dhe nxjerrin udhëzimet”, shtoi ai.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore pranë KEDS-it, Valbona Kadrijaj, ka treguar rrugën që ka ndjekur KEDS-i për të arritur deri në këtë stad.

“Ne kemi avancuar tutje duke e ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe si rrjedhojë në vitin 2018 kemi krijuar Qendrën e Trajnimit në të cilën jemi sot dhe nga nëntori 2018 në vazhdimësi organizohen trajnime në këtë qendër për nivele të ndryshme të përgjegjësive për punonjës të divizioneve të ndryshme. Duke përdorur praktikat më të mira qëllimi jonë është që të zhvillojmë një sistem të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë. Këtu janë të lidhur një sërë faktorësh që ne i kemi parasysh vetëdijesimi i punëtorëve për sigurinë në punë, mentorimi dhe monitorimi në vendin e punës që ne e bëjmë vazhdimisht. Po ashtu edhe sigurimi i pajisjeve personale mbrojtëse dhe veglave profesionale për punë në vazhdimësi mbështetet, përmbushja ligjore për certifikim të punëtorëve”, tha ajo.

Ushtruesi i detyrës së Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punë, Valon Leci tha se Inspektorati i Punës ka punuar gjatë në vetëdijen e punëtorëve për shëndetin dhe sigurinë në punë.

Në emër të organizatës “Kosha” Fatmir Saraçinu në këtë ceremoni ndau mirënjohje për bashkëpunim për drejtorin e KEDS-it, Alper Erbas.

Sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë, KEDS  llogaritet kampione e ndryshimeve pozitive gjatë viteve të fundit dhe merret shembull edhe nga kompanitë e rajonit, sikurse ka shumë falënderime e vlerësime të larta nga sindikatat vendore, duke përfshirë edhe Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.