KEDS – ndotësi që vret në terr

Ndotja e ajrit sipas të dhënave zyrtare po i vret mbi 3 mijë kosovarë çdo vit. Vetëdijesimi i qytetarëve që jetojnë në Republikën e Thëngjillit është rritur shumë viteve të fundit duke arritur deri në pikën sa shteti e ndaloi ngrohjen me thëngjill. Por krejt këtë betejë po e “qon posht” KEDS. Duke mos ofruar energji elektrike, ajo po shtyn qytetarët që t’i rikthehen thëngjillit. Kësisoj KEDS bëhet ndotës që vret në terr.

KEDS – ndotësi që vret në terr

Para tre ditësh, tek lagjja ku jetoj në Tophane, një i moshuar me një fëmijë në dorë më ndali dhe mu drejtua ashpër: a je ti ai që po fol për ndotje të ajrit? Ia pohova dhe më pas nuk më la të flas asgjë.

“Qe 6 orë nuk kam rrymë, mu ka ftof shpija, e tash po duhet me qu këtë fëmijë te dajt e tij në qendër, se po ngrihet”, ia nisi i moshuari, që vazhdimisht fliste…

“Qysh s’po të vjen marre me dal me thonë duhet me ndalu qymyrin për ngrohje e me i dënu ata që e përdorin. Qe 6 orë s’kam rrymë, me çka me nxeh këtë fëmijë?”, vazhdoi ai, teksa ndërpriste çdo tentim timin për t’i folur.

Statistikat e vdekjeve nga ajri i ndotur. Lexoni tekstin e plotë me të dhënat nga Komisioni Evropian: https://goo.gl/Y2Eeok

Posted by Insajderi on Friday, 9 November 2018

Për herë të parë pas tri vitesh prej se jam angazhuar më shumë kundër ndotjes së ajrit nga thëngjilli, u ndjeva sikurse kam bërë gabim. Edhe pse ende qëndroj tek ideja se thëngjilli nuk duhet lejuar për ngrohje, fjalët e atij qytetari qesin në pah sesi një kompani që është e obliguar të sigurojë 24 orë energji elektrike, po na detyron ta ndotim ajrin tonë.

I moshuari që ishte mbi 65 vjeç, fliste për vendimin e shtetit që të ndalojë thëngjillin për ngrohje, që ishte marrë pas protestës masive të Janarit të këtij viti, që ishte pasuar pas një debati të gjatë prej vitit 2016, kur të dhënat për ajrin e ndotur, ishin bërë publike nga Ambasada Amerikane, duke alarmuar të gjithë. Prishtina ishte shpeshherë gjatë këtyre viteve qyteti më i ndotur në botë.

Ngjashëm si kundër Serbisë, ne duhet të mobilizohemi edhe kundër KEDS-it

Në lagjen Tophane ku jetoj, është lagjja sinonim i ndotjes. Është  e pamundur të marrësh ajr të pastër, posa moti ftohej. Këtë vit, kishte filluar të ndehej ndryshimi, më pak thëngjill përdorej për ndotje.

Pra për herë të parë një vetëdije qytetare kundër ndotjes kishte filluar të ndjehej dhe një fije shprese se  ajri do të fillonte të ndreqej kishte filluar të ndihej në qytet.

Por tri ditë pas historisë me të moshuarin, para një shtëpie në lagjen Pejton, u pa të jetë zbarkuar një kamion thëngjill. Krejt kjo për shkak të mungesës së përgjegjshmërisë së kompanisë turke KEDS që e ka për detyrë që të sigurojë 24 orë energji elektrike.

Dëmi i papërgjegjësisë së KEDS-it, Prishtina mbushet me qymyr

Kompania Çalik e Limak Holding, e cila e kishte blerë për 26.3 milion euro distribucionin e energjisë elektrike në Kosovë, përveç që nuk ka siguruar rrymë 24 orë siç është e obliguar, vazhdimisht është përfshirë në skandale. Skandalet e saj kanë prekur drejtpërdrejtë qytetarët e vendit. Sot KEDS paralajmëroi se rrymën e importuar me çmim katër fish më të shtrenjtë do t’ua faturoj atyre.

Në këtë mënyrë, KEDS-i përpos që do t’i varfërojë qytetarët e Kosovës, ata po i shtynë edhe drejt vrasjes nga ajri i ndotur. Qytetarët e varfër të Kosovës, tashmë nuk do të kenë mundësi që të mendojnë për ajrin e tyre.

Skandaloze: KEDS fryen faturat në mënyrë arbitrare

Fëmijët e këtyre familjeve do të kenë nevojë që të ngrohen. E ngrohja më e lirë dhe më e lehtë është thëngjilli. Përpos që do të mbesin pa rrymë e ta paguajnë atë edhe më shtrenjt, ata do të fillojnë sërish të ndotin ajrin e tyre.

Asnjë qytetar i cili nuk vendoset për muri, nuk do të vendoste që të ndotë ajrin që e thith vet. Por këtë po e detyron KEDS-i. Kjo kompani e cila nuk lajmërohet as në linjën e që e ka për qytetarë.

Skandalet ndër vite të kompanisë famëkeqe KEDS

Në këtë mënyrë, kompania turke KEDS me vendimet e saj, është duke këmbëngulur që qytetarët e varfër të Kosovës të mbulojnë humbjet e saj dhe po ashtu t’i vendosin në një pozitë që duhet ta vrasin vetën, përmes ndotjes së ajrin.

Për këtë arsye, përpara se të dalim në protestë dhe të kërkojmë që shteti të ndërmarrë masa të tjera për të mos lejuar ndotjen e ajrit, duhet të ushtrojmë presion publik ndaj kësaj kompanie që të mbajë një obligim që e ka me kontratë: të ofroj 24 orë energji elektrike.

Në një shtet sikurse Kosova, ku afro gjysma e popullsisë nuk është e punësuar, mbi 24 për qind e tyre jetojnë në varfëri, e mbi 5 për qind e tyre në varfëri të skajshme, nuk mund të tolerohet një kompani miliardëshe të tallet e të na varfëroj më shumë.

Nuk duhet lejuar që KEDS të sillet sikur të jetë shtet në vete duke na lënë pa rrymë deri në 6 orë brenda një dite. Duke na detyruar që të përdorim thëngjill e ta ndotim ajrin tonë. Sepse këtë ajr, nuk do ta thithin asnjë nga drejtuesit miliarder të kësaj kompanie. Ata do të jetoj në në luksin e tyre, nga burimet tona të thëngjillit dhe paratë tona të energjisë elektrike./Insajderi.com

Koha kur Beqaj dhe pronari i KEDS-it mashtruan qytetarët e Kosovës me deklarata të rrejshme