KEDS pjesë e rëndësishme e konferencës së CIGRE

KEDS pjesë e rëndësishme e konferencës së CIGRE

Drejtori Gjeneral i KEDS-it, Z. Alper Erbas është nderuar me mirënjohje nga ana e një prej organizatave më prestigjioze në botë të Sistemeve Elektroenergjetike, CIGRE. Kjo u bë gjatë fillimit të punimeve të komitetit të CIGRE Kosova, që po zhvillohet këto ditë në Prishtinë.

“Jam krenar që si inxhinier dhe drejtues i KEDS-it jam pjesë e Konferencës së parë të CIGRE-s në Kosovë”, tha Z. Erbas pas pranimit të mirënjohjes.

Konferenca e pare e CIGRE-s në Kosovë ka filluar dje me 6 dhe do të zgjasë deri me 9 nëntor 2019. Pjesë e saj janë edhe kompani prestigjioze botërore, përderisa KEDS është sponsor i artë.

Drejtori komercial i KESCO, Z. Hasan Gokalp Cinbis ka folur rreth çmimeve të energjisë elektrike dhe punëve që po bën KEDS/KESCO për adoptimin e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë.

“Kosova ka nevojë për më shumë investime të huaja  për të zhvilluar ekonominë dhe për të krijuar vende të reja pune. Çmimet e rregulluara te tarifaveve, statistikisht janë më të lirat në Evropë dhe padyshim çmimet e energjisë elektrike janë parametra shume të rëndësishëm për investitorët. Mekanizmat tradicional duhet të jenë të dizajnuar për përfshirje brenda vetes edhe burimet e ripërtritshme në atë mënyrë që edhe konsumatorët jo-shtëpiak të mbrohen nga rritjet e paparashikueshme e energjisë elektrike”, tha Z. Cinbis.

Një prezantim detaj të të arriturave gjashtëvjeçare të KEDS-it prej fillimit të operimeve në Kosovë, në emër të kompanisë e ka bërë znj. Iliriana Hajdari.

“Investimet e realizuara nga KEDS prej viti 2013 deri në fund të këtij viti arrijnë në 147 milionë euro. Humbjet janë zvogëluar nga 32 për qind në 19 për qind. Këto të arritura të mëdha, por jo të vetmet”, tha Hajdari.
“Qytetarët kanë përmirësim sa i përket ndërprerjeve në indekset matje në kohëzgjatje dhe numër të ndërprerjeve për 10 për qind në vit. Punët e mira kanë rezultuar me rritjen e kënaqshmërisë së konsumatorëve.

Ankesat kanë rënë në një periudhë kaq të shkurtër 63 për qind. Pra, KEDS po tregon kujdes të madh ndaj konsumatorëve, ndaj komunitetit dhe ndaj punëtorëve të vet. Të dhënat janë inkurajuese dhe na japin forcë që të vazhdojmë tutje”, tha Hajdari, e cila aktualisht mban pozitën e drejtoreshës për konsumatorë në KESCO.

Gjatë sesionit plenar të mbajtur në Konferencën e parë të CIGRE-s nga KEDS janë paraqitur edhe të dhënat për sigurinë e furnizimit me energji elektrike, janë diskutuar  investimet e bëra nga viti 2013 dhe me theks te veçante  mbështetjen për  Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) në të kaluarën  dhe mundësinë e ofrimit të kyçjeve për të gjitha kërkesat për BRE në proces dhe atyre në vazhdim për të cilat do të mund të  adresohen në KEDS, të cilën e ka bërë z. Sabri Tërnava, Drejtor për Konsumator i KEDS-it.

Ai ka konfirmuar gatishmërinë e kompanisë për mbështetjen e BRE dhe ofrimin e  kushteve sa me optimale për kyçje. Në aspektin e gjeneratorëve për vet-konsum ai në emër të KEDS ka prezantuar sfidat në ofrimin e zgjidhjeve teknike për kyçje të tyre kundrejt numrit të madh të kërkesave të cilat gjithnjë e më shumë po shënojnë rritje.