Keidi Bare drejt transferimit në futbollin italian

Keidi Bare drejt transferimit në futbollin italian

Keidi Bare, ish lojtari i Atletico Madrid, momentalisht ndodhet nën pronësinë e Malagës, ekip që bënë gara në Segunda Division, është drejt ndryshimit të kampionatit, njofton Insajderi.

Edhe pse Keidi Bare dha ndihmesë të madhe për klubin spanjoll që të ngjitej në Primera Division, klubi nga Andaluzia, nuk i’a arriti dot qëllimit. Duke qenë se klubi ndodhet në vështirësi të mëdha financiare, një shitje e mundshme e Bares do të mbushte sadopak arkat e klubit.

Sipas “La Nazione”, nga Italia kanë shfaqur interesim për Baren tre skuadra, Lecce, Pisa dhe Salernitana. Të  tre këto skuadra militojnë në Serie B.

Për 23 vjeçarin, interes ka shfaqur skuadra tjetër spanjolle Espanyol, ku nga sezoni i ri do të bëjë gara në Segunda Division. /Insajderi.com