
Është bërë zyrtare transferimi i Keidi Bares te skuadra që bënë gara në Segunda Division, Espanyol, njofton Insajderi.
Zyrtarizmin e Bares e ka bërë vet ekipi katalunas në një postim në faqen zyrtare, duke e qujtuar si përforcim i radhës në merkaton verore.
Lojtari nga Fieri, sezonin e fundit ishte pjesë e Malagës, që luan në të njëjtën ligë me Espanyol.
Keidi Bare u transferua për një shumë 2+1 milionë euro. Ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2024 me vlerë dy milionë për katër sezone. /Insajderi.com