Këmbësorët që përdorin telefonin në rrugë do të dënohen në Nju Jork

Këmbësorët që përdorin telefonin në rrugë do të dënohen në Nju Jork

Sigurisht, asnjëherë nuk duhet ta kaloni rrugën duke e përdorur celularin në të njëjtën kohë. Por tani, ky veprim do të bëhet ilegal në Nju Jork.

Një ligj i demokratëve të cilët kontrollojnë legjislaturën e shtetit, do t’i lejojë policët t’i gjobisin njerëzit prej 25 deri në 50 dollarë për përdorim të celularit gjatë ecjes – përveç rasteve kur mund të dëshmohet se ishte diçka urgjente përdorimi i tij.

Ligji do të jetë i thjeshtë: “Asnjë këmbësor nuk guxon ta kalojë një rrugë në asnjë mënyrë duke e përdorur një pajisje elektronike në të njëjtën kohë”, transmeton Gazeta Express.

Ligji u prezantua për herë të parë vitin e kaluar nga asamblisti Felix Ortiz, D-Brooklyn, por mbështetje mori vetëm një muaj më parë. “Është vërtetuar se shpërqendrimi nga përdorimi i celularit gjatë ecjes mund t’ rrezikojë këmbësorët duke e kaluar rrugën”, thuhet në ligj.

“Këmbësorët jo vetëm që mund të rrëzohen duke e përdorur celularin, por edhe mund të goditen nga diçka”, thuhet më tutje.

Të rinjtë janë më të prirë të goditen nga një veturë, sesa të tjerët, pasi ata e përdorin më së shumti celularin kur kalojnë rrugën dhe shpërqendrohen duke shikuar në celular.