Këndimi nuk është më i rrezikshëm se sa të folurit për përhapjen e virusit

Këndimi nuk është më i rrezikshëm se sa të folurit për përhapjen e virusit

Të këndosh nuk do të thotë se rrezikon përhapjen e virusit më shumë se të flasësh me një zë të ngjajshëm thotë studimi.

Por krejt varet se sa i lartë është zëri i një personi, sipas hulumtimeve raporton BBC, shkruan Insajderi.

Këto hulumtime mund të kenë implikime për performancat e mbyllura, të cilat rifilluan tani në Angli, ku performancat lejohen vetëm duke ju përmbajtur rregullave strikte të distancës.

Aerosols janë grimca të vogla që përhapen në ajër kur lëshojmë frymën. Sipas hulumtimeve kjo është mënyra se si përhapet virusi.

25 persona profesional nga fusha e muzikës, nga zhanre, etnicitete, mosha dhe prejardhje të ndryshme morën pjesë në studimin i cili u bë nga shkencëtarët në Universitetin e Bristolit.

Ata individualisht morën pjesë në ushtrime të ndryshme, që nga këndimi i këngës së ditëlindjes në forma dhe volume të ndryshme deri te operat.

Kjo i lejoi hulumtuesit të analizojnë aerosolat të prodhuar nga tinguj specifik. Ata erdhën në përfundim impaktin më të madh e kishte volumi i zëri në përhapjen e virusit.

Jonathan Reid, profesor i kimisë fizike në Universitetin e Bristol, tha : “Hulumtimi ynë ka siguruar rekomandime specifike rigoroze për operim të sigurtë për performuesit dhe audienca, duke u siguruar që hapësirat të jenë të ajrosura për të reduktuar përhapjen e virusit”.

Sekreati i kulturës Oliver Doëden tha: “E di që këndimi është një pasion i rëndësishëm për shumë njerëz, të cilët jam i sigurtë që do të më bashkohen për të i mirëpritur gjetjet e këtij zbulimi.”

“Ne kemi punuar me ekspertët mjekësor përgjatë krizës për të kuptuar Covid-19 dhe tani kemi përditësuar zbulimet tona në mënyrë që performancat të mbahen pa rrezik”./ Insajderi.com