Këngëtarja ka ndihmuar në shpëtimin e ‘elefantit më të vetmuar në botë’ pas dekadash robëri

Këngëtarja ka ndihmuar në shpëtimin e ‘elefantit më të vetmuar në botë’ pas dekadash robëri

Një elefant mbipeshë 36 vjeçar ka kaluar gjithë jetën e tij në robëri dhe i vetmuar. Gjendjes së elefantit i erdhi fundi e kjo u bë me ndihmën e ylli të muzikës pop, Cher, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Elefanti i vetëm aziatik në Pakistan, me emrin Kavaan ka jetuar për vjet të tëra në kushte të zymta në një kopsht zoologjik, ku i mungonte aktiviteti fizik dhe pësoi deformime gjatë jetës në një strukturë të papërshtatshme.

Pasi partneri i Kavaan-it vdiq në vitin 2012, ai u quajt si ‘elefanti më i vetmuar në botë”, dhe që nga viti 2016, Cher luajti një rol aktiv në kampanjën e mediave sociale që synon zhvendosjen e elefantit.

Në fillim të këtij viti, gjykata e lartë e Islamabadit mbylli kopshtin zoologjik ku jetonte Kavaan-i dhe i dha leje organizatës për mirëqenien e kafshëve “Four Paws” të zhvendosin elefantin.

Këtë të diel Kavaan u bë gati për fluturimin e tij në një vend të shenjtë në Kamboxhia dhe ku do të shijojë më në fund shoqërinë shumë të nevojshme të elefantëve tjerë. /Insajderi.com