Artikull i sponsorizuar

‘Kepi’ Kosovar i ndërtimit të mirë

T’I MBASH GJËRAT NË LËVIZJE

‘Kepi’ Kosovar i ndërtimit të mirë

Ndërmarrja “REDONI” është njëri prej partnerëve më të mëdhenj dhe me profesional të kompanisë Knauf në Kosovë. “REDONI” është biznes familjar I katër vëllezërve Maxhuni. Deponë kryesore dhe lokacionin e shitjes e kanë në lagjën Arbëri të Prishtinës, por kanë shitje të konsiderueshme edhe në depon e tyre në Vushtrri. Thonë se janë shumë krenar që kanë filluar ndër të parët të punojnë me produktet e kompanisë Knauf në Kosovë, dhe se ruajnë me krenari faturën e parë të Knauf-it të vitit 1999.

Familja Maxhuni vjen nga Vushtrria ku edhe para bashkëpunimit me Knauf-in janë marrë me ndërtimtari. Vëllau i tyre më i ri në moshë, për një kohë ka punuar ne Austri, ku ka pasur rastin të shoh shumë produkte të Knauf-it dhe ka mësuar shumë gjëra për to.

Pas viteve të vështira dhe të trubullta në Kosovë, kërkesat për sisteme te thata dhe te shpejta si pllakat prej gipsi dhe materialet tjera të Knauf-it ishin të konsiderueshme. Nevojat për ndërtime dhe rinovime ishin shumë të mëdha kudo në vend. Punëtorët e rinjë në ndërtimtari, e që shumë prej tyre kohë të gjatë kishin punar jashtë vendit, ishin mirë të njoftuar me materialet e Knauf-it. Kjo për ne ishte një pozicion i mirë startues. Për këtë arsye e kishim të vështirë të vendosnim, që përveç shitjes të merremi dhe me kryerjen e punimeve me ndërtim të thatë e më vonë edhe me suvatim.

SI ERDHI SUKSESI?

Shitja,dhe montimi,puna ekipore , eksluzivisht vetëm e produkteve qe jane te parapara sipas standardeve dhe sistemeve  te garantuara nga prodhuesi,është aduti ynë.

Ne kemi njohuri te mjaftuara për sistemet e ketyre produkteve per: karakteristikat,te dhenat teknike, si aplikohen dhe po thuj qe nje mase e madhe e klienteles te kesaj fushe  janë të njoftuar për këtë.

Përveç për Knauf, ne jemi të specializuar edhe për sistemet AMF,Heradesing,PFT,Knaufinsulation,Lindner etj. Përveç blerjës së produkteve, te ne blerësit gjejnë edhe përkrahje të plotë rreth përdorimit dhe aplikimit ne menyre prifesionale te ketyre produkteve, këshilla etj.

LISTA E OBJEKTEVE REFERENTE TË PUNUARA NGA REDONI

“REDONI” është specializuar për inzhinjering të objekteve të mëdha. Shembull për këtë janë objekti administrative I Qeverisë së Kosovës, Hoteli Swiss Diamond, komplektsi I objekteve në Banjën e Kllokotit dhe sigurisht të gjitha format e ndërtimeve banesore. REDONI ndërton edhe objektet e saja afariste-banesore siç janë objektet  për banim në Lagjen Arbëri Prishtinë,dhe në vazhdim me projekte te reja prap në Arbëri dhe te rruga “B”!

Në të gjitha objektet janë aplikuar produktet e prodhuara nga partneret tone muret ndarëse në keto objekte janë të sistemit Knauf W112, I cili është muri I rekomanduar me karakteristika të shkëlqyeshme, por njëkohësisht edhe shumë ekonomik.

Tavanet dhe muret perimetrale jane te suvatuara me Mp 75 Light,qe ka afersisht 90%perbamje gipsi e qe ambienti ku perdoren keto prdukte konsiderohet te jete jashtezakonisht i shendetshem krahasuar me produkte tjera.Te akustika dhe dizajni me  tavane të lëshuara aplikohen produktet bashkohore te firmave te njohura Gjermane AMF dhe Heradesing.

Te izolimet termike aplikohen produktet tashme te dëshmuara te Knaufinsulation.

Te dyshemeja kemi opsione te jashtezakonshme te produkteve inovative te viteve te fundit nga firma e njohur Gjermane Lindner.

SI TË ARRIHEN REZULTATE EDHE MË TË MIRA?

Gjithmonë mund të punohet më mire. Konsumatorët e produkteve tona, duhet që edhe më tej të edukohen për rëndësine e materialeve kualitative dhe të shëndosha, edhe pse mund të thuhet se nuk ka shtëpi në Kosovë në të cilën nuk është përdorur të paktën një nga keto produkte  bashkohore europiane. Njerëzit duhet të mendojnë më shumë për ndërtimin e shtëpive ekonomike me karakteristika të mira, sikurse është izolimi i mire,termika,akustika dhe dizajni. Në këtë drejtim, ndihma nga ana e qeverisë do të ishte shumë e mirëseardhur, pasi që kjo temë është shumë me rëndësi për të ardhmen e vendit tone.

“REDONI” – DOMETHËNIA E EMRIT DHE MODELIT TË NDËRTIMIT

Moto e firmës REDONI është “Ne i mbajmë gjërat në lëvizje”. Trekëndëshi që qëndron pranë emrit tone do të thotë stabilitet, sepse këtë edhe e reflekton ndërmarrja jonë. Poashtu ne kemi vullnetin dhe dëshirën që edhe trekëndëshin ta vëjmë në lëvizje vetëm përpara edhe pse nuk është top. Në këtë process të përmirësimit të vazhdueshëm nuk bënë të harrohen disa vlera themelore: Familja, tradita dhe bukuria. Jo më kot, edhe emri ynë është i lidhur me bukurinë dhe rrjedh nga emri Rodon, e që është emri I një kepi të bukur ne Shqipëri, me një pamje të mrekullueshme në det.

I dëshirojmë kësaj ndërmarrje sukses, shëndet e bukuri, dhe gjithmonë një erë të mbarë që do t’I shtyjë përherë përpara drejtë prosperitetit.