Këpucë të quajtur “sulm” apo “blasfemi”

Nike-s u kërkohet t’i tërheqë nga shitja Sneaker Air Max sepse në pjesën e poshtme të këpucës duket sikur është shkrua " Allah" në gjuhën arabe.

Këpucë të quajtur “sulm” apo “blasfemi”

Më herë këtë muaj, Saiqa Noreen filloi një peticion në  Change.org duke i bërë thirrje kësaj marke sportive që t’i tërheqë atletet Air Max 270 nga dyqanet.

Noreen pretendon se logo e markës Air Max është vendosur në pjesën e poshtme të këpucëve, duke pretenduar se ai i ngjan fjalës arabe për “Allahun”.

Ai gjithashtu shtoi se, duke pasur parasysh vendosjen e tij, “shkrimi”me siguri do të shkelet, shkelmohet dhe ndotet me baltë apo edhe ndyrësi”.

“Është diçka e egër dhe e tmerrshme që Nike të lejojë vendosjen e emrit të Perëndisë në një këpucë,” shkroi ai.

“Kjo është jashtëzakonisht fyese ndaj myslimanëve dhe fyerje ndaj Islamit. Islami mëson dhembshurinë, mirësinë dhe drejtësinë ndaj të gjithëve.

Ne i bëjmë thirrje Nike-s t’i largojë menjëherë këto këpucë blasfemie dhe ofenduese dhe të gjitha produktet me logon e dizajnuar i cili i ngjan fjalës së Allahut nga shitjet në mbarë botën. Ne gjithashtu kërkojmë kontrollin më të rreptë të produkteve përpara se të hyjnë në treg “.

Noreen përfundoi peticionin duke thirrur “Myslimanët dhe të gjithë ata që respektojnë lirinë e fesë” që ta nënshkruajnë peticionin e tij.

Më 27 janar,  “Footwaer News” raportoi se peticioni kishte mbledhur më shumë se 5.400 nënshkrime. Sot më 30 janar,  ajo ka tejkaluar 12,000.

Përkundër ngjashmërisë, Nike ka lëshuar një deklaratë duke pretenduar se ngjashmëria me fjalën për Allahun është e rastësishme.

“Nike respekton të gjitha fetë dhe ne marrim seriozisht shqetësimet e kësaj natyre,” tha kompania.

“Logoja AIR MAX është projektuar të jetë një paraqitje e stilizuar e markës AIR MAX të Nike. Ka për qëllim të pasqyrojë vetëm markën AIR MAX. Çdo kuptim ose përfaqësim tjetër i perceptuar është i paqëllimtë. ”

Shumica nëpër mediet sociale kanë reaguar për këtë temë: “Përse Nike shet atlete në të cilat në mënyrë të qartë kanë shkruar “Allah”në arabisht”. “Hiq këpucët nga shitjet. I pështirë dhe i tmerrshëm”, shkroi një person tjetër.

Megjithatë, jo të gjithë pajtohen me peticionin, disa bëjnë thirrje që Nike të mos i tërheqë atletet.

“A do të shpërthejë Nike me këtë kërkesë qesharake?” Shkroi një person.

“A duhet të besojmë se Nike qëllimisht ka shkruar “Allah” në pjesën e poshtme të këpucëve?”

Kjo nuk është hera e parë që Nike është quajtur blasfemues.

Në vitin 1997, kompania u detyrua të tërheqë 38,000 palë atlete në të gjithë botën, pasi u shfaq zemërimi  në Britaninë e Madhe për shkak të një logo të ngjashme, për të cilin disa besonin se i ngjante fjalës Allah./Insajderi.com.