
Arsenal e ka pësuar edhe një humbje tjetër në Premier League, kësaj here u mposht nga ekipi i vendit të 15-të në tabelë, Brighton.
Në pjesën e parë, momenti më i keq ishte kur portieri i topçinjve Leno u lëndua rëndë në këmbë në minutën e 40-të.
Në pjesën e dytë u shënuan tre gola.
I pari Pepe për Arsenalin pas 68 minutave, kurse Brighton barazoi me Dunk në minutën 75.
Fitoren e madhe dhe tri pikë të arta për ta larguar nga rreziku i rënies ekipin Brighton, ja dha Maupay duke shënuar gol në minutën 95 për fitoren 2:1.
Arsenal aktualisht është në vendin e tetë, pozitë që nuk qon në gara evropiane sezonin e ri.
/Insajderi.com/