Kërcënohet Joshua – të dorëzoj titullin nëse nuk përballet me Pulev

Kërcënohet Joshua – të dorëzoj titullin nëse nuk përballet me Pulev

Boksieri britanik Anthony Joshua mund të humbasë titullin kampion bote të peshave të rënda në kategorinë IBF. Vendimi do të merret javën e ardhshme në një takim që menaxheri i boksierit do të zhvillojë me drejtuesit e IBF-së.

Kjo e fundit kërkon që Joshua të mbrojë titullin kampion ndaj Kubrat Pulev, por duket se britaniku ka të tjera plane. Joshua ka në a gjendën e tij revanshin me Klitschko ose një përballje me patriotin e tij Tyson Fury.

Ndërsa Pulev nuk është në listën e britanikut, që në rast se zgjedh një rival tjetër mund të humbasë titullin. Në këtë mënyrë mund të përsëritet e njëjta situatë si një vit më parë, kur IBF-ja i hoqi titullin Tyson Fury, që nuk preferoi rivalin e propozuar nga kjo e fundit, por vendosi për revanshin me Klitschkom, një duel që në fakt nuk u realizua.