Kërcënon Trump – bota para një shpërthimi të madh

Kërcënon Trump – bota para një shpërthimi të madh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se së shpejti do të vendos nëse do të reagojë ndaj sulmeve me armë kimike në Siri.

Presidenti Trump sot e quajti mizor sulmin e dyshuar me armë kimike që mbyti dhjetëra njerëz në Siri gjatë vikendit.

Trump gjithashtu tha se ai do të marrë vendim në 24 ose 48 orët e ardhshme nëse do t’i ‘hakmerrëht’ ushtarakisht regjimit të Bashar Al Assadit, ashtu sic veproi vitin e kaluar.

“Ishte mizore. Kjo është e tmerrshme”, ka thënë presidenti amerikan në fillim të një takimi me kabinetin e tij. “Kjo ka të bëjë me njerëzimin dhe nuk mund të lejohet që të ndodhë”.

Presidenti amerikan po ashtu ka thënë se SHBA do të zbulojë se kush qëndron pas këtyre sulmeve me armë kimike që gjatë vikendit mbytën dhjetëra civilë.

“Nëse është Rusia, Siria, Irani, ose të gjithë së bashku, ne do ta zbulojmë këtë”, tha Trump.