Futbollisti brazilian, Neymar Jr, i kishte kërkuar Paris Saint-Germainit ta lejojë të luajë për Brazilin në Lojërat Olimpike 2020 në verë, para se ta nënshkruante marrëveshjen e re.
Sipas mediave braziliane, Neymari i kërkoi PSG-së ta lejojë të shkojë në Tokio, si dhe të luajë në Kupën e Amerikës më herët gjatë kësaj vere, para se të vazhdonte marrëveshjen me klubin francez.
Një problem që mund t’i dalë rrugës PSG-së është fakti se turneu i futbollit në Lojërat Olimpike do të mbahet mes 21 korrikut dhe 8 gushtit.
Ato data ndeshin me fazën e fundit të përgatitjeve parasezonale të PSG-së dhe ndeshjet e para në sezonin e ri në Ligue 1.
Për më tepër, atij do t’i duhej një pushim pak para nisjes së sezonit të ri, nëse luan në ato dy gara. /Insajderi.com