Kërkohet legalizimi i vrasjes së Elefantëve

Kërkohet legalizimi i vrasjes së Elefantëve

Qeveria e Bostvanës, po synon që të merr vendim lejimin e vrasjes së disa lloje të kafshëve –sidomos elefantëve.

Kjo pasi që, sipas qeverisë, që nga miratimi i ligjit në vitin 2014, ku ndalohej vrasja e efefantëve, këta të fundit iu kanë shkaktuar dëme të mëdha fermerëve të shtetit të Afrikës së Jugut, shkruan Insajderi.

Deputetët e Afriikës së Jugut, thonë se 13 mijë elefantë të asaj zone, kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në tokat bujqësore të fermerëve.

Po ashtu, sipas tyre që nga ndalimi i vrasjes së elefantëve, është rritur dukshëm numri i tyre.

Për lejimin e vrasjes së kësaj kafshe, ka folur edhe ministri i qeverisë Frans Van Der Ëesthuizen.

Ai ka thënë se duhet të lejohet lejohet rritja e industrisë së gjuetisë, duke shtuar se vrasja e elefantëve do të mund të bëhet vetëm në një periudhë të caktuar të vitit.

“Ne rekomandojmë një kornizë ligjore që do të mundësojë rritjen e një industrie të gjuetisë  dhe menaxhimin e popullsisë së elefantëve të vendit brenda  një intervali historik”, tha ministri i qeverisë Frans Van Der Westhuizen.

Ky tentim i qeverisë dhe Kuvendit të Afrikës së Jugut, ka gjetur kundërshtim nga ana e disa organizatave në këtë vend.

Ata kanë thënë se turizmi, i cili është njëri nga sektorët më të mëdhenj të asaj zone, është rritur dukshëm që nga viti 2014 – nga koha kur është ndaluar vrasja e elefantëve.

Ata gjithashtu thonë se rritja e numrit të elefantëve ka rritur në masë të madhe edhe personat që kanë vizituar Bostvanën e Afrikut të Jugut./Insajderi.