Kërkoi 23 herë të ngrihet në detyrë por refuzohet, dëmshpërblehet me 20 milionë dollarë për këtë arsye

Kërkoi 23 herë të ngrihet në detyrë por refuzohet, dëmshpërblehet me 20 milionë dollarë për këtë arsye

Jo një herë, por plot 23 herë me radhë policit në qytetin e St. Louis në SHBA, Keith Wildhaber, i ishte refuzuar ngritja në detyrë edhe pse shërbimet, sipas gjithë komunitetit ku punonte në radhët e forcave të rendit, ishin të përkryera.

Arsyet e këtyre refuzimeve , ai i mësoi në vitin 2014, ku në mënyre jo zyrtare iu bë të kuptonte që duhet të reduktonte “mënyrat e tij tepër femërore”.

“Mu duk sikur më kishin goditur me grusht”, thotë Keith,  që denoncoi rastin tek eprorët e tij, por si përgjigje kishte marrë disa transferime gjithnjë larg e e më larg.

Në vitin 2017, Wildhaber denoncoi faktin në Prokurori, dhe Gjykata 2 vite më vonë jo vetëm që i dha të drejtë, por dënoi policinë me shifrën prej 20 milionë dollarëve.

Një anëtar i jurisë tregoi se dëmshpërblimi ishte caktuar tepër i lartë me qëllim, “në mënyrë që të kuptohet mesazhi se po diskriminove, do ta pësosh shtrenjtë”.