Kërkoi litar të vriste veten, djali 9-vjeçar bën realitet ëndrrën e madhe

Kërkoi litar të vriste veten, djali 9-vjeçar bën realitet ëndrrën e madhe

Djali 9-vjeçar, i cili u shfaq në një video duke qarë dhe duke i kërkuar nënës së tij që ta vriste ka marrë vëmendjen e të gjithë botës.

Quaden Bayles preku zemrat e të gjithëve duke sjellë reagimin e yjeve botërorë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për djalin me nanizëm.

Ditën e sotme, vogëlushi u ngjit në stadium me “All Stars”. Turma brohoriti dhe mbështeti 9-vjeçarin, duke i dhënë ngrohtësinë që i kishte munguar prej kohësh.

Ai pati mundësinë që për herë të parë të ishte lider i një ndeshje regbi.

Quaden ishte veshur me një fanellë të “All-Stars” dhe kufje të zeza për të shmangur zhurmën.