
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha sot se ka arritur marrëveshje të përkohshme me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, për kushtet e ndaljes së armiqësive në Siri.
“Kam folur me ministrin e jashtëm Lavrov me telefon, kam folur dje me të dhe përsëri sot në mëngjes, dhe kam theksuar nevojën urgjente për arritjen e ndaljes së plotë të armiqësive në korinzën sa më të shkurtër kohore të mundshme. Besoj se në bisedimin që e kishim, ne kemi arritur marrëveshje të përkohshme në parim, për kushtet e ndaljes së armiqësive, që mund të filloj gjatë ditëve të ardhshme”, tha sot John Kerry, në një konferrencë për shtyp në Aman të Jordanisë, pas takimit me ministrin e jashtëm të këtij vendi, Nasser Judeh.
Mëtutje, ai tha se shpreson se presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ai rus, Vladimir Putin, do të bisedojnë gjatë ditëve të ardhshme për kompletimin e marrëveshjes së përkohshme në parim dhe ka shtuar se të dy palët “ende i plotësojnë detajet”./REL