
I Dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Klimën, John Kerry, nisi turneun e tij në Evropë me një takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson në Londër të hënën përpara se të nisej për në Bruksel dhe Paris.
Qëllimi i udhëtimit është të “punojë me aleatët evropianë për të forcuar ambicien globale të klimës”, tha Departamenti i Shtetit.
Kerry u takua me Johnson përpara takimit të madh të Kombeve të Bashkuara COP6 që Mbretëria e Bashkuar po pret në nëntor.
Kerry, një ish Sekretar i Shtetit i SHBA, u emërua në rol nga Presidenti Joe Biden në Nëntor. /Insajderi.com