Pas suksesit të jashtëzakonshëm të lojës shpërblyese më të madhe në vend, të organizuar nga gjiganti i marketeve Viva Fresh Store, përmes të cilës u dhuruan 15 BANESA, në 14 qytete në tërë vendin, kjo kompani tashme ka filluar lojën e radhës shpërblyese ma atraktive në Kosovë. Për çdo javë, do të dhurohen me QINDRA SHPËRBLIME me 50she, 100she dhe 500 euro cash. Nga 11 TETORI e deri me 31 DHJETOR 2019, për aq sa edhe do të zgjas loja, do të shpërblehen MBI 4500 konsumator besnik të Viva Fresh Store.
Pjesë e lojës mund të jenë të gjithë ata konsumator të cilët furnizohen më produkte të ndryshme në rrjetin e dyqaneve të Viva Fresh Store në tërë Kosovën.
Pjesëmarrja në lojë është shumë e thjesht! Për tu bërë pjesë e lojës shpërblyese “Kesh me Cash”, ju duhet të bleni produkte nga markat pjesëmarrëse në lojë, dhe për çdo produkt të blerë, ju fitoni nga një kupon. Sa më shumë kupona që merrni, aq më shumë mundësi për të fituar. Po ashtu, të gjithë pjesëmarrësit e lojës duhet ta kenë parasysh që, kuponi vlen vetëm përgjatë javës, ngase për çdo fillim javë, do të përzgjidhen fituesit e ri të javës. Kjo formë do të aplikohet për çdo javë, deri në përfundim të lojës shpërblyese “Kesh me Cash”. Mos harroni, në qytetin dhe pikën ku ju luani, aty edhe mund të fitoni njërën nga qindra shpërblimet javore me 50she, 100she dhe 500 euro cash, krejt fresh… në Viva Fresh!
LUAJ DHE FITOO!
Për kampanjën “Kesh me Cash”, është përgatitur edhe një reklamë shumë atraktive me njërin nga aktorët tashme më të dashur në Kosova.