Këshilltari i Lartë në Shtëpinë e Bardhë infektohet me Covid-19

Këshilltari i Lartë në Shtëpinë e Bardhë infektohet me Covid-19

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, të martën doli pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), duke shtuar listën në rritje të zyrtarëve të lartë qeveritarë që janë infektuar, raporton Insajderi.

“Gjatë 5 ditëve të fundit, kam qenë duke punuar në distancë dhe i vetëizoluar, duke u testuar negativ çdo ditë deri dje. Sot, unë u testova pozitiv për COVID-19 dhe jam në karantinë”, tha Miller në një deklaratë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bashkëshortja e tij, Katie Miller, e cila është sekretare e shtypit e zëvendës presidentit Mike Pence, doli pozitiv ndaj virusit në maj.

Nga ai ekip, ish-guvernatori i Neë Jersey Chris Christie, ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conëay, menaxheri i fushatës së Trump Bill Stepien, ndihmësi Hope Hicks dhe Miller të gjithë kanë dalë pozitiv. Ish-Kryetari i Bashkisë së Qytetit të Neë York Rudy Giuliani dhe ndihmësi i fushatës Trump Jason Miller janë anëtarët e vetëm të tjerë të ekipit përgatitor të debatit dhe secili ka rezultuar negativ në ditët e fundit. /Insajderi.com