Kështu do duket statuja e Fadil Vokrrit

Kështu do duket statuja e Fadil Vokrrit

Është zbuluar një ekzemplar miniaturë i statujës së futbollistit legjendar Fadil Vokrri, në stadiumin e kryeqyteti që po ashtu mbanë emrin e tij, njofton Insajderi.

Statuja origjinale do të jetë e lartë tri metra dhe ka kushtuar 49 mijë euro.

Ajo po punohet nga skulptori Agron Blakcori dhe pritet të përfundojë në tetor të këtij viti.

Në ceremoninë e zbulimit të statujës kanë marrë pjesë kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinës e Sportit, Vlora Dumoshi.

Kjo statujë e Vokrrit po zbulohet në dy vjetorin e vdekjes së tij.

Ceremonia e zbulimit të shtatores është bërë në një ceremoni të vogël e kushtëzuar edhe nga rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19./Insajderi.com